Vetëm disa ditë pas përfundimit të pjesës së parë të kampionatit të Kosovës në futboll, skuadra mitrovicase Trepça ’89 ia doli të përforcohet me tre futbollistë cilësorë.
Pasi e angazhoi sulmuesin e Prishtinës, Faton Zejnullahu dhe mesfushorin e Drenicës, Taulant Dajaku, ekipi mitrovicas në Kupën ‘Pavarësia’ e përfshiu edhe sulmuesin e Drenicës, Kushtrim Lushtaku, bën të ditur Express.
“Me Lushtakun kemi arritur marrëveshje. Ai do të luajë me ne për një sezon”, deklaroi kryetari i klubit mitrovicas, Abedin Zeka./Telegrafi/