Këtë e ka konfirmuar për Express, Lindrit Misini, drejtori sportiv i klubit nga ‘Riza Lushta’.
“Biletat i kemi nxjerr në shtije pra dy dite, dhe interesimi është i madh për t’i blerë. Deri më tani i kemi shitur mbi 300 bileta”, ka deklaruar për Express Misini.
Ai ka bërë të ditur se çmimi i biletës vjetore kushtor 20 euro. Sipas Misinit, kush merr këtë i bie se çmimi i biletës për një ndeshje do të kushtoj një euro.
Misini ka bërë të ditur se në këtë mënyrë edhe qytetarët mitrovicas do ta përkrahin klubin financiarisht.
“Këtë e kemi bërë për arsyeje që edhe shikuesit të kenë mundësi të kontribuojnë financiarisht në klub”, theksoi ai.
‘Xehetarët’ u kanë bërë edhe një hyrje të veçantë shikuesve që marrin bileta vjetore. /Telegrafi/