Telegrafi

Trepça ’89 luan vetëm për fitore ndaj Besës, formacionet zyrtare

Trepça ’89 dhe Besa kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Superligën e Kosovës.

Mitrovicasit janë nikoqir të pejanëve në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet në stadiumin “Riza Lushta” me fillim nga ora 15:00.

Ekipi i Shpëtim Idrizit vjen nga tri humbje radhazi dhe synon t’i kthehet fitores për t’u shmangur nga pozitat që e rrezojnë nga kategoria.

Në anën tjetër, mysafirët e Leutrim Krasniqit kanë marrë një barazim të madh në ndeshjen e fundit ndaj Dritës dhe duan t’i shkaktojnë probleme edhe 89-shit.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, edhe përkundër mungesave.

Trepça ’89: Tofiloski; Ard.Muja, Mashau, Berisha, Dedia; Nene, Namani, Jashari; Shala, Darwish, Arb. Muja;

Besa: Haxhijaj; Maliqi, Halili, Hana, Xhaka; Salihu, Haxhiu, Beseni; Brruti, Syla, Tahiri.

/Telegrafi/