Trepça ’89 dhe Drenica do të përballen në stadiumin ‘Riza Lushta’ në Mitrovicë në kuadër të xhiros së 33-të në Albi Mall Superligë.
Është një duel shumë i rëndësishëm, sidomos për skuadrën vendase që po kërkon me çdo kusht të mbetet pjesë në elitë.
‘Minatorët’ janë në kërkim të pikëve të plota për të mbetur në zonën e barazhit, derisa Drenica vetëm me fitore mbanë gjallë shpresat për mos të rënë nga elita e futbollit kosovar, pasi çdo rezultat tjetër përveç fitores në Mitrovicë i largon direkt nga liga kuqezinjtë.
Tanimë dy trajnerët, Shpëtim Idrizi dhe Bledar Devolli kanë publikuar formacionet zyrtare.
Formacionet zyrtare:
Trepça ’89: Kaqiu, Dumani, Mashau, Augustine, Dushi, Sahiti, Nimani, Oyekanmi, Sekiraqa, Fatty, Fazliu.
Drenica: Kozi, Lushtaku, Idrizi, Hoti, Beka, E.Shala, Thaqi, Dobra, Geci, Gavazaj, Zeka.
/Telegrafi/