Trepça ’89 ka arritur të kalojë në çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll, pasi ka mposhtur Flamurtarin me rezultat 3-0, fitore kjo e cila erdhi pas vazhdimeve pasi ndeshja e rregullt përfundoi me rezultat 0-0.
Pjesa e parë e ndeshje u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat, të cilat patën rastet e veta për gol, por pa arritur të konkretizojnë asnjë.
Në pjesën e dytë, vendasit ishin më kërkues për gol dhe kjo u bë edhe më e lehtë pas përjashtimit të Andi Shalës së Flamurtarit në minutën e 60-të.
Megjithatë, Minatorët nuk arritët të shfrytëzojnë këtë epërsi numerike dhe ndeshja pas 90 minutave përfundoi 0-0 dhe skuadrat shkuan në vazhdime.
Në vazhdime u vërejt lodhja e madhe e futbollistëve mysafirë dhe freskia e vendasve, të cilët gjetën golin në minutën e 92-të me Djibril Diawara që shënoi me kokë për 1-0.
Në pjesën e parë të vazhdimeve, vendasit arritën të shënojnë edhe një gol me anë të Renato Hyshmerit (103′), i cili shënoi një gol të bukur për 2-0.
Trepça ’89 vazhdoi me sulme dhe gola edhe në vazhdimin e dytë pasi në minutën e 111-të ishte Arbër Pira që shënoi për 3-0 duke vulosur rezultatin përfundimtar të ndeshjes.
Me këtë fitore Trepça ’89 e sheh veten të kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Kosovës, ndërsa kundërshtarin do ta njoh gjatë ditëve të ardhshme pas shortit. /Telegrafi/