Telegrafi

Trepca 89 ka nevojë për një sulmues

Mitrovicasit pjesën e parë të garave e mbyllën në pozitën e dytë me gjithsej 30 pikë, katër më pak se lideri i tabelës, Prishtina.

“Kryesia e klubit ende nuk është mbledhur për të biseduar rreth transferimeve në klub. Realisht skuadrës i duhet edhe një sulmues. Me transferimin e Taulant Dajakut ne e kemi forcuar mjaft mirë mesfushën, por kemi nevojë që ta forcojmë edhe repartin e sulmit”, ka thënë për KosovaPress, Sejdiu.

“Ne shumë shpjet do të kemi mbledhjen e kryesisë, ku edhe do të vendosim nëse do të sjellim një sulmues. Mendoj se me transferimin e mundshëm të një sulmuesi, atëherë ne do të kompakt për pjesën e dytë të garave”, përfundoi ai./Telegrafi/