Telegrafi

Trepça ’89 i jep fund serisë negative, kthehet te fitoret ndaj Drenicës

Trepça ’89 ka arritur të marrë fitore pas gjashtë ndeshjeve në Albi Mall Superligë, pasi ka mposhtur Drenicën me rezultat 1-0.

Pjesa e parë ishte mjaftë interesante me disa raste të mira shënimi nga të dyja skuadrat, por pa gjetur golin.

Kësisoj 45 minutat e para të kësaj sfide u mbyllën ashtu siç filluan pa gola dhe me rezultat të barabartë 0-0.

Pjesa e dytë ishte edhe më interesante me vendasit që këmbëngulën shumë për të gjetur golin e fitores.

E goli i shumëpritur erdhi 13 minuta nga fundi i ndeshjes kur realizoi Armend Gashi për 1-0.

Deri në fund mysafirët tentuan me gjitha forcat golin e barazimit, por një gjëje të tillë nuk ia arritën dhe 89-shi ndali pikët e plota në Mitrovicë.

Pas kësaj fitore Trepça ’89 metet në vendin e nëntë në tabelë me 15 pikë, sa kanë edhe Malisheva dhe Dukagjini në pozitat tetë dhe shtatë.

Ndeshjen e ardhshme Trepça ’89 do të luaj në udhëtim te Ferizaj, derisa Drenica pret Dukagjinin e Klinës. /Telegrafi/