Site icon Telegrafi

Trepça ’89 ia ndal hovin Prishtinës, Besa humb përsëri

Ballafaqimi mes rivalëve të vjetër është përshkruar më lojë të kënaqshme nga futbollistët e të dy skuadrave.

Pjesa e parë e lojës ka kaluar më një iniciative të lehtë në terren të prishtinasve, por rrjetat heshtën.

Në pjesën e dytë mitrovicasit u shfaqen më të rrezikshëm para portës së “bardhekaltërve”, duke krijuar disa raste të mira për gola, madje “minatorët” farë lehtë kanë mundur që në Mitrovicë të kthehen më pikët e plota, por Samir Sahiti dështoi nga pika e bardhë në minutën e 49-të.

Edhe skuadra e Bylbyl Sokolit kishte një rast ideale, kur Mentor Zhdrella qëlloi shtyllën nga goditja e lirë. Përfundimisht Prishtina dhe Trepça ndajnë pikët, dhe duket se barazimi është rezultat real i kësaj ndeshje.

Në anën tjetër, Besa përsëri dështoi për të shënuar fitore në sezonin e ri. Skuadra që tashmë po drejtohet nga Arbnor Morina, sot pësoi humbje nga Ferronikeli me rezultat 2-1.

Pejanët edhe pse e mbyllën pjesën e parë me avantazh prej 0-1 (Karahoda 40’), në pjesën e dytë Ferronikeli ndezi motorët dhe e përmbysi rezultatin përmes Bujar Shabanit (74’) dhe Qemal Elshanit (76’) për të shënuar një fitore të madhe. /KP/Telegrafi/

 

Exit mobile version