Site icon Telegrafi

Trepça ’89 i afrohet Prishtinës

Golin e fitores për xehetarët e shënoi Blerim Berisha në minutën e tretë të pjesës së dytë. Në radhitjen tabelare, fitorja e Trepçës ‘89 ka zvogëluar dallimin me skuadrën lidere, Prishtinën, në vetëm një pikë. Bardhekaltërit nesër do të jenë mysafirë të Hysit.

Nga dy ndeshjet e tjera të ditës së sotme (e martë), u arritën rezultate identike 1-1.

Llamkos Kosova takimin kundër Hajvalisë e filloi mirë duke shënuar që në minutën e tretë me anë të Festim Krasniqit, mirëpo dhjetë minuta më vonë Nikollë Dushi ia siguroi barazimin skuadrës së tij.

Sikurse në Kastriot, edhe në Gjilan skuadra mysafire ishte ajo e cila doli e para në epërsi. Për këtë u përkujdes Alban Tosuni i cili shënoi në portë të gabuar për epërsinë e hershme të skuadrës së Drenicës, ndërsa Drita rezultatin e barazoi në minutën 46-të me golin e Genc Sermaxhajt, duke u bërë shkaktar i barazimit të 13-të të Drenicës në këtë stinor.

Rezultatet:

Trepça ’89 – Liria 1-0
Hajvalia – Llamkos Kosova 1-1
Drita – Drenica 1-1

Të mërkurën zhvillohen këto takime:

Hysi – Prishtina
Besa – Vëllaznimi
Feronikeli – Trepça

/Telegrafi/

Exit mobile version