Site icon Telegrafi

Trepça ’89 i afrohet kreut

Në minutën e 19-të, Samir Sahiti i Trepçës ’89 u rrëzua në zonë nga portieri Latifi dhe fitoi një penallti, të cilën nuk arriti ta shndërroj në gol.

Kur po zhvillohej minuta e 34-të e ndeshjes, portieri i Dritës bëri një gabim fatal, duke ia falur topin Isuf Llumnicës, i cili e pasoi te Labinot Jetullahu, që shënoi golin e tij të parë në fanellën e Trepçës ’89.

Vendasit edhe më tutje krijuan raste tjera shënimi por rrjetat nuk u tundën më.

Pjesa e dytë ishte më e tensionuar dhe me një ritëm të shpejtë. Drita filloi të bënte presion në vendasit duke kërkuar golin e barazimit, por xehetarët mbroheshin mirë.

Pas një kombinimi të mirë të Llumnicës dhe Shpëtim Idrizit, ky i fundit dërgoi një top në zonë, të cilin Samir Sahiti e konvertoi në gol (81’).

Vendasit vazhduan të sulmojnë edhe më tej në kërkim të golit të tretë por nuk patën fat. Me këtë fitore Trepça ’89 arrin në kuotën e 38 pikëve në vendin e dytë, me vetëm tre pikë më pak se lideri aktual, Prishtina.

Rezultatet e javës së 21-të:

Besa – Drenica 1-0
Llamkos Kosova – Trepça 1-1
Feronikeli – Prishtina 2-0
Hajvalia – Vëllaznimi 2-1
Hysi – Liria 1-0
Trepça ’89 – Drita 2-0

/Telegrafi/ 

Exit mobile version