Site icon Telegrafi

Trepça ’89-Hajvalia, hap ndeshjet e fundjavës

Ndërkohë, të shtunën do të sprovojnë forcat Ferizaj dhe Fushë Kosova. Ferizajasit edhe pse luajnë në shtëpinë e tyre, megjithatë, nuk do ta kenë aspak lehtë përballë Fushë Kosovës, skuadër kjo që në dy ndeshjet e para të stinorit pranveror ka arritur dy fitore, dhe e cila po lufton më të gjitha forcat për të siguruar ekzistencën në elitën tonë.

Sfidat e kësaj fundjave do të vazhdojnë të dielën pasdite, e kryendeshja do të luhet në kryeqytet, mes Prishtinës dhe Drenicës.

Prishtinasit pas fitores së madh në javën e kaluar kundër Llamkos Kosovës, pikët e plota do t’i kërkojnë edhe në duel me kuqezinjtë e Skenderajt, këta të fundit pas 13 ndeshjeve pa humbje, në xhiron e kaluar pësuan disfatë kundër Feronikelit, e cila në “Bajram Aliu” do të pres Besën e Pejës, ndërkohë, Drita do të ballafaqohet Trepçën e Mitrovicsë. /KP/Telegrafi/

Raiffeisen Superliga / Xhiroja e 20-të

Sot takohen:
Trepça ’89-Hajvalia

Të shtunën takohen:
Ferizaj-Fushë Kosova

Të dielën takohen:
Feronikeli-Besa
Drita- Trepça
Prishtina-Drenica
Llamkos Kosova pushon në këtë xhiro.

Të gjitha ndeshjet nisin në orën 14:00.  

Exit mobile version