Site icon Telegrafi

Trepça ’89 fiton me shumë spektakël në udhëtim te Drencia

Trepça’89 e ka mposhtur Drenicën në kuadër të javës së 27-të në Superligën e Kosovës me rezultat 4-2.

Pas vetëm shtatë minutash lojë, mitrovicasit kaluan në epërsi me golin e shënuar nga Milot Avdyli.

Por, vendasit arritën të këndellen shpejtë dhe e përmbysën rezultatin brenda katër minutash.

Golin e barazimit e shënoi Alban Shillova në minutën e 16-të, ndërsa katër minuta më vonë Hasan Hyseni e përmbysi rezultatin për 2-1.

Mirëpo, Trepça ’89 nuk u demoralizua nga ato dy gola dhe arriti të barazonte shifrat në 2-2 me golin e realizuar nga Engjell Hoti (28’).

Pjesa e parë përfundoi me këto katër gola të shënuara, derisa në të dytën u shënua vetëm një.

Ishte minuta e 58-të, kur Leart Emini riktheu epërsinë për mysafirët, e që ishte goli vendimtar i këtij takimi.

Mitorvicasit arritën të vulosin fitoren e tyre në minutën e 88-të me anë të Berat Ahmetit që shënoi për 4-2.

Drenica gjendet në pozitën e tetë me 35 pikë, ndërsa Trepça ’89 ka katër më pak në vendin e nëntë. /Telegrafi/

Exit mobile version