Telegrafi

Trepça ’89 fiton me shumë spektakël ndaj Flamurtarit në Riza Lushta

Foto: Trepça '89/Facebook

Trepça ’89 e ka mposhtur Flamurtarin me rezultat bindës 5-1 në kuadër të javës së shtatë në Superligën e Kosovës.

Pas vetëm 13 minutash lojë, skuadra nga qyteti i Mitrovicës kaloi në epërsi me anë të Arb Manajt, që shënoi një gol të bukur.

Shtatë minuta më vonë, Lassine Traore e dyfishoi epërsinë për Trepçën, derisa Leart Emini shënoi për 3-0 nga asistimi i Rusit.

Pjesa e parë përfundoi me tri gola epërsi për vendasit, ndërsa të dytën u shënuan edhe tre të tjerë.

Pasi ishte në rolin e asistuesit, Gëzim Rusi (61’) ndryshoi listë, për të kaluar në atë të realizatorëve.

Në minutën e 80-të u akordua penallti për Trepçën, derisa në gol e konvertoi Maloku, gjersa dy minuta më vonë Flamurtari e ngushtoi epërsinë me anë të Talovic për 5-1.

Pas javës së shtatë, Trepça gjendet në pozitën e shtatë me nëntë pikë, ndërsa Flamurtari me shtatë sosh. /Telegrafi/