Trepça ’89 ka fituar me rikthim ndeshjen ndaj Dukagjinit të Klinës 2-1.
Dukagjini kaluan të parët në epërsi kur pas 23 minutave lojë shënuan golin e parë.
Ishte Mark Milicaj që shënoi një supergol nga gjuajtja e lirë për epërsinë e klinasve.
Me epërsinë minimale 0-1 të mysafirëve përfunduan edhe 45 minutat e para të kësaj sfide.
‘Minatorët’ e nisën fuqishëm pjesën e dytë duke sulmuar vazhdimisht portën e mysafirëve.
Arb Manaj u pengua në zonë në minutën e 70-të nga Arbër Shala dhe gjyqtari Mervan Bejtullahu akordoi penallti.
I saktë nga pika e bardhë ishte sulmuesi i rrezikshëm Manaj që barazoi shifrat në 1-1.
Krejt në fund të ndeshjes, sulmuesi Manaj realizoi edhe një gol tjetër ndaj ish-skuadrës së tij për t’i dhuruar fitoren 89-shite 2-1.
89-shi me këtë fitore ngritët në pozitën e shtatë me 26 pikë të tubuara, teksa Dukagjini mbetet e fundit në tabelë me nëntë pikë. /Telegrafi/