Telegrafi

Rekord i zi për Drenicën: Bie për herë të parë nga elita e futbollit kosovar me humbjen nga Trepça ’89

Drenica ka shkruar histori për të keq, pasi ka rënë për herë të parë nga elita e futbollit kosovar, pas humbjes 3-1 nga Trepça ’89 në kuadër të javës së 33-të në Albi Mall Superliga e Kosovës.

Pas vetëm dy minutash lojë, mitrovicasit kaluan në epërsi me golin e Egzon Fazliut.

Ishte minuta e 14-të kur Sekiraqa i vendasve lëshoi një mundësi të artë shënimi.

Për 2-0 u përkujdes Fatty, që shënoi pa shumë probleme në portën e Drenicës në minutën e 30-të.

Edhe pjesa e dytë filloi furishëm për Trepçën ’89, që shënoi të tretin, tani përmes Rilind Nimanit në minutën e 47-të.

Drenica e ngushtoi epërsinë e vendasve me golin e Osman Mëziut (50’).

Deri në fund, Trepça ’89 e mbajti epërsinë dhe arkëtoi tri pikë në luftën për mbijetesë.

Klubi nga Mitrovica është në vendin e tetë me 37 pikë, ndërsa Drenica në të fundit me 23 sosh. /Telegrafi/