Telegrafi

Trepça ’89 fiton me përmbysej ndaj Arbërisë

Foto: KF Trepça '89

Trepça ’89 e ka mposhtur 2-1 në udhëtim Arbërinë në kuadër të javës së dhjetë në Superligën e Kosovës.

Pas vetëm 19 minutash lojë, vendasit kaluan në epërsi me anë të Dior Zabërgjës që pranoi një asistim nga Lutfi Bilalli.

Trepça ’89 më pas filloi të krijonte shanse të mira për gol, mirëpo mundësitë nuk i shfrytëzuan Rilind Nimani, Arbnor Mua e Mashau Happy.

Në pjesën e dytë, skuadra mitrovicase kishte një fytyrë tjetër, duke arritur që të përmbysë rezultatin.

Ishte minuta e 55-të kur Bissmark Sie i barazoi shifrat në 1-1 me një goditje brenda zonës.

Arbëria filloi dalëngadalë të shpartallohej dhe Rilind Nimani (62’) e shfrytëzoi këtë mundësi për t’i dhënë Trepçës ’89 mundësinë që të kalojë në epërsi.

Deri në fund, Arbëria tentoi që të merrte një pikë, mirëpo mysafirët arritën të mbanin epërsinë.

Pas javës së dhjetë, Trepça ’89 është ngjitur në vendin e katërt me 14 pikë, derisa Arbëria ka rënë në të shtatin me 11 sosh. /Telegrafi/