Telegrafi

Trepça ’89 fiton përballë Ferizajt, kthehet qetësia te mitrovicasit

Trepça ’89 ka arritur të shënojë fitore përballë Ferizajt me rezultat 1-0.

Mitrovicasit e kishin nisur shumë keq këtë edicion, ku pas gjashtë ndeshjeve kishin arritur të marrin vetëm gjashtë pikë.

Kundër Ferizajt ishte një ndeshje e fortë, ku mitrovicasit luajtën me një lojtarë më shumë që nga mesi i pjesës së parë.

Granit Jashari mori karton të kuq në minutën e 35-të.

Ishte Renato Hyshmeri që shënoi në kohën shtesë të pjesës së parë.

Pjesa e dytë nisi me të dy skuadrat që kërkonin golin.

Por deri në fund nuk kishte më gola dhe 89-shi u kthye te fitorja. /Telegrafi/