Trepça ’89 ka triumfuar ndaj Llapit në kuadër të javës së 21-të në Superligën e Kosovës me rezultat minimal 1-0.
Mitroviasit ishin më kërkues nga fillimi, por pa krijuar ndonjë rast serioz.
Ishte minuta e 20-të kur Abnor Muja kërkoi penallti, mirëpo kështu nuk mendonte edhe gjyqtari i ndeshjes që dha vetëm gjuajtje të lirë, shkaku që ishte jashtë zone.
Ishte minuta e 45-të dhe më e rëndësishmja ja e takimit kur Mohamed Darëish realizoi një super gol.
Pjesa e dytë ishte disi më e heshtur nga të dyja anët, pasi skuadrat nuk krijuan ndonjë rast serioz.
Llapi tentoi me disa gjysmë raste që të merrte së paku një pikë nga ky takim, por mitrovicasit ishin shumë të vëmendshëm në fazën defanzive.
Pas javës së 21-të, Trepça ’89 gjendet në vendin e pestë me 28 pikë, derisa Llapi qëndron në të shtatin me 23 sosh. /Telegrafi/