Site icon Telegrafi

Trepça ’89 fiton derbin lokal

Në fillim të ndeshjes u ndanë edhe disa shpërblime simbolike për Elivs Osmanin e Trepçës dhe Lindrit Misinin e Trepçës ’89, të cilët e përfunduan karrierën e tyre në futbollin profesionist.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte shumë e qetë dhe me shumë pak raste. Vlen të përmendët vetëm goditja e Labinot Jetullahut në minutën e 10-të, por portieri i Trepçës intervenoi bukur për t’ia mohuar golin.

Me të filluar pjesa e dytë u vërejt një iniciativë më e madhe e Trepçës ’89 që intensifikuan sulmet e tyre.

Inkuadrimi i Florent Sejdiut për Trepçën ’89 doli të jetë edhe çelësi i suksesit të kësaj skuadre. Në minutën e 67-të, kapiteni Shpëtim Idrizi dërgoi një pasim maestral te Florent Sejdiu, i cili e dërgoi topin në rrjetë për ta zhbllokuar rezultatin.

Sejdiu pati edhe një mundësi të artë në minutën e 82-të kur ishte ballë për ballë me portierin Ferid Imeri, por ky i fundit bëri një intervenim të shkëlqyer për t’ia larguar topin nga këmbët.

Trepça ’89 me këtë fitore vazhdon luftën e saj për titull. Tani ka grumbulluar 41 pikë dhe është vetëm tri pikë prapa Prishtinës që ka 44.

Ndeshja tjetër që u zhvillua sot në mes të Lirisë dhe Hajvalisë, përfundoi me rezultat të barabartë pa gola. /Telegrafi/

Exit mobile version