Site icon Telegrafi

Trepça ’89 falënderon Maganin dhe fajëson futbollistët për mos zbatim të detyrave

Trepça ’89 ka mbetur pa trajner, pasi Gugash Magani ka dhënë dorëheqje.

‘Minatorët’ në krye të shtabit teknik kanë emëruar përkohësisht Sabit Osmanin i cili ishte ndihmës i Maganit.

Në një komunikatë të lëshuar për media, klubi mitrovicas ka falënderuar për punën e bërë trajnerin Magani.

Sipas klubit bardh e gjelbër arsyeja e largimit të Maganit është se futbollistët nuk kanë zbatuar detyrat e tij.

Më poshtë keni postimin e plotë të Trepçës ’89:

Falënderojmë profesor Gugash Magani për aq sa qëndroj në krye të shtabit teknik te Minatorët.

Shkaku dhe arsyeja e largimit të profesorit Maganit është mospërfillja dhe moszbatimin e detyrave nga vetë lojtarët për të cilat kanë pasur obligim me i zbatuar.

Profesor Maganit i dëshirojmë fat dhe suksese ne të ardhmen, njëherit e konfirmuar nga presidenti Zeka se asistenti trajneri Sabit Osmani do ta drejtoj Trepçën 89, deri në përfundim të edicionit vjeshtor në Superligë, me ç’rast kryesia, stafi i bashkëpunëtorëve dhe lojtarët i dëshirojmë suksese. /Telegrafi/

Exit mobile version