Telegrafi

Trepça ‘89 eliminon Llapin, kaloj tutje edhe Feronikeli

Trepça ’89 e ka mposhtur Llapin me rezultat 2-0 në kuadër të Digitalb Kupës së Kosovës.

Skuadra mitrovicase ka qenë më e mirë dhe ka shënuar për secilën pjesë nga një herë për të kaluar tutje.

Në pjesën e parë shënoi një gol të bukur nigeriani Djibril Diawara, i cili me një goditje të bukur nga 20 metra tundi portën e Afrim Ademit.

Në minutën e 80-të Llapi mbeti me një lojtar më pak, pasi që Hamdi Namani pas dy të verdhë u dërgua jashtë.

Muharrem Jashari shënoi golin e dytë në kohën shtesë pas një aksioni të bukur individual.

Në anën tjetër Feronikeli ka mposhtur Trepçën me rezultat 2-1.

Lapidar Lladrovci dhe Astrit Fazliu kanë shënuar golat për ‘industrialistët’, ndërsa pë ‘xehetarët’ Lladrovci shënoi në portën e vet.

Feronikeli dhe Trepça ’89 i bashkohen Prishtinës, Gjilanit, Lirisë, Flamurtarit, Ballkanit dhe Ferizajt  për në rrethin tjetër.

Nga Superliga janë eliminuar Llapi, Drenica dhe KEK-u. /Telegrafi/

Rezultatet e ndeshjeve 

Trepça ’89 – Llapi 2-1

Trepça – Feronikeli 1-1

Vitia – Drita 1-1 (vazhdime)