Asani ishte pjesë e klubit futbollit KF Shkupi dhe KF Renova nga kampionati maqedonas.
“Pas disa bisedimeve me menaxherin e klubit, kemi arritur marrëveshje me futbollistin Ersen Asani, që në sezonin pranveror të na bashkëngjitet në rrugën për titull dhe Kupën e Kosovës. Shpresoj që Asani shpejtë të adaptohet në klubin tonë dhe të jep kontributin e tij”, ka thënë kryetari i Trepçës ’89, Abedin Zeka.