Trepça ’89 ka arritur të shënojë fitoren më të thellë ketë sezon në Superligë, duke e mposhtur skuadrën e larguar nga elita, Vllazninë me rezultat 6-1.
Ndeshja nisi me golin e El Kayed të shënuar që në minutën e parë të ndeshjes.
Serinë e golave e vazhdoi Ylber Maloku me një goditje të fortë nga 20- metra.
Pjesa e parë nuk solli më gola, ndërsa e dytë plot pesë të tjera.
El-Kayed shënon golin e dytë personal në minutën e 46-të.
Otto John arriti të shënojë një herë në këtë takim dhe atë e bëri nga pika e bardhë në minutën e 54-të për 4-0.
Maloku e shënoi golin e dytë personal, ndërsa në listë u shënua edhe i riu Arb Manaj.
Për Vllazninë golin e fundit në Superligë e shënoi Alemdin Murati. /Telegrafi/