Me rezultat 2-0, Trepça ’89 e ka mposhtur Flamurtarin në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku tash e tutje do t’i zhvillojë ndeshjet skuadra kryeqytetase.
Me gjithë rastet nga të dyja skuadrat, pjesa e parë e takimit përfundoi pa gola. Nikoqirët treguan më shumë në 45 minutat e para, mirëpo mungoi konkretizimi.
Mysafirët e filluan shumë më mirë fraksionin e dytë të lojës dhe e zhbllokuan rezultatin në minutën e 49-të.
Ishte futbollisti Betra Franck Herman, ai i cili nisi një solo aksion dhe e përfundoi me golin e epërsisë për ekipin mitrovicas.
Kur po afrohej fundi i takimit (86′), Djibril Diawara e vulosi fitoren duke e shënuar golin e dytë për skuadrën e tij.
Pas kësaj fitoreje, Trepça ’89 është ngritur në kuotën e 28 pikëve dhe mban vendin e gjashtë në tabelën e Ipko Superligës së Kosovës në futboll.
Ndërsa Flamurtari aktualisht ndodhet në zonën ‘play-out’ në vend të nëntë me 26 pikë të arkëtuara pas 20 javësh. /Telegrafi/