Ballafaqimi mes këtyre dy skuadrave që janë në garë për të siguruar ekzistencën në elitën e futbollit tonë, është përshkruar më lojë të kënaqshme, ndonëse “minatorët” kishin iniciative të lehtë në terren.
Trepça ’89 në minutën e 40-të kaloi në epërsi me golin e Shpëtim Idrizit, rezultat më të cilën u mbyll pjesa e parë.
Ndërkohë, skuadra e Fahredin Durakut ka vazhduar me lojën e mirë edhe në pjesën e dytë duke shënuar edhe golin e dytë përmes Blerand Kurtishaj në minutën e 67-të.
“Xehetarët” pasi pësuan golin e dytë morën iniciativën në terren dhe në minutën e 76-të me anë të Shpëtim Babajt ngushtuan epërsinë e nikoqirëve në 2-1.
Mirëpo, gjasat e Trepçës që nga ky duel të nxjerr një rezultat pozitiv i shuan Ibrahim Peci, i cili në minutën e 85-të realizoi golin e tretë për Trepçën ’89, skuadër kjo që më kët fitore bën një hap të madh në luftën për mbijetesë në Superligën e futbollit tonë.
Ferronikeli i fortë për Ferizajn
Fitore tejet të rëndësishme në garën për ekzistencë ka shënuar edhe Feronikeli që në “Bajram Aliu” mundi Ferizajn me rezultat 2-1.
Skuadra nga Drenasi është treguar skuadër dominuese ndaj ferizajasve, sidomos në pjesën e dytë kur edhe shënoi dy herë përmes Përparim Livorekës në minutën e 47-të dhe 60-të, kurse golin e vetëm për mysafirët e shënoi Betim Haxhimusa (67).
S’ka gola në Gjilan
Drita dhe Drenica kanë ndarë pikët në Gjilan duke luajtur pa gola. Gjilanasit më shumë kishin nga loja, por jo sa për të gjetur rrugën e golit, derisa drenicasit me mëritë shkëputën një pikë të rëndësishme nga ky udhëtim.
Superliga / Xhiroja e 22-të
Rezultatet
Drita-Drenica 0-0
Trepça ‘89-Trepça 3-1
Feronikeli-Ferizaj 2-1
Dje
Hajvalia-Llamkos Kosova 2-0
Nesër takohen:
15:00, Prishtina-Fushë Kosova