Telegrafi

Trepça ’89 e eliminua nga Kupa e Kosovës, por kërkon fitoren në tavolinë ndaj Feronikelit

Feronikeli 74 ka arritur ta mposht Trepçën ’89 në 1/8 e Kupës së Kosovës me rezultat 1-0 .

Por rezultati i arritur në fushë mund t’i mos vlejë skuadrës nga Drenasi, pasi Trepça ’89 ka shtruar ankesë në FFK.

Shtëpia më e madhe e futbollit botëror, FIFA i ka bllokuar përkohësisht afatin kalimtar Feronikelit, por kjo gjë duket se nuk i ka lënë përshtypje skuadrës nga Drenasi që ka afruar gjashtë futbollistë të rinj në këtë afat.

Donat Hasani, Fitim Susuri dhe Adem Maliqi ishin në fushë nga minuta e parë ndaj Trepçës ’89, derisa Endrit Baholli dhe Shpresim Zogu u inkuadruan nga banka rezervë.

Ndërkohë transferimi i gjashtë portieri Armend Blakqorri gjithashtu ishte në protokoll, por që nuk luajti.

Trepça ’89 ka bërë ankesë në Komisionin e Garave të FFK-së ku i ka paraqitur provat, se ndeshja në fjalë nuk duhet të regjistrohet me rezultatin e arritur në fushë.


Njoftimi i plotë nga Trepça ’89

Klubi Futbollistik Trepça’89 njofton se ka paraqitur ankesën drejtuar Komisionit të Garave të FFK-së, rreth ndeshjes së zhvilluar në kuadër të Kupës së Kosovës regjistruar si 1/8 e finales mes KF FERONIKELI 74 – KF TREPÇA’89.

Në dokumentin e dërguar paraqitet ankesa e dërguar me provat dhe nenet e bazura në rregullorën e Federatës së Futbollit të Kosovës.


/Telegrafi/