Telegrafi

Trepça ’89 e befason Dritën në shtëpi – mitrovicasit largohen me tri pikë të arta nga Gjilani

Trepça ’89 e ka mposhtur Dritën në kudër të javës së 20-të në Superligën e Kosovës.

Kampioni në fuqi e filloi më mirë takimin duke rrezikuar me anë të Kastrito Rexhës në minutën e tetë, mirëpo goditja e tij me kokë përfundoi pranë portës.

Mitrovicasit u këndellën shpejtë dhe arritën të shënonin golin e epërsisë me anë të Zeki Ademit (14′), që u asistua nga Mohamed Darwish.

Drita më pas tentoi t’i barazonte shifrat me anë të Bujar Shabanit në minutën e 25-të, por  që goditja e tij shkoi mbi portë.

Trepça ’89 ishte më kërkuese dhe arriti të realizonte edhe golin e dytë me anë të Adenis Shalës që realizoi në minutën e 45+1.

Në 45 minutat e dytë, Drita u tregua më e rrezikshme, duke gjuajtur fillimisht me anë të Henry Nakas (62′), mirëpo topi përfundoi jashtë porte.

Gjilanasit zhvilluan lojë të ashpër, pasi Almir Ajzeraj (75′) dhe Ardian Limani (76′) u ndëshkuan me kartonë të verdhë.

Drita nuk u ndalua deri në fund, dhe e ngushtoi epërsinë e Trepçës ’89 në minutën e 80-të me anë të Katriot Rexhës që realizoi për 2-1, e që ishte e gjitha nga ana e tyre.

Pas javës së 20-të, Drita është në vendin e parë me 44 pikë, derisa Trepça ’89 është në të pestin me 25 sosh. /Telegrafi/