Telegrafi

Trepça ’89 dhe Prishtina sot mësojnë kundërshtarët evropianë

Kampionia e Kosovës, Trepça ’89 dhe Prishtina sot do të mësojnë kundërshtarët në kualifikimet e Ligës së Kampionëve përkatësisht në Europa League.

Dy skuadrat e njohura, për herë të parë në historinë e futbollit tonë, do të përfaqësojnë Kosovën në dy ligat e mëdha evropiane.

Sot në orën 12:00 do të tërhiqet shorti për kualifikimet e Ligës së Kampionëve, short në të cilin do të jenë edhe “Minatorët”, kurse, një orë më vonë tërhiqet shorti në Europa League, ku Prishtina do të mësojë kundërshtarin e parë në këtë garë masovike evropiane.