Telegrafi

Trepça ’89 dhe Llapi në kërkim të pikëve të para, formacionet zyrtare

Trepça ’89 dhe Llapi ende nuk kanë marrë pikë në edicionin e ri në Superligë.

Dy skuadrat kanë zhvilluar vetëm nga një ndeshje, pasi takimi me Dritën i është shtyrë, Llapit në xhiron e parë ndërsa Trepçës ’89 në xhiron e dytë.

Skuadra e Shpëtim Idrizit ka humbur nga Arbëria teksa ajo e Tahir Batatinës nga Gjilani.

Si vendasit ashtu edhe mysafirët duan pikët e para dhe dy trajnerët kanë publikuar tanimë formacionet zyrtare:

Formacionet zyrtare:

Trepça ’89: Prince, Kacar, Berisha, Mashau, Dedia, Kaqiku, Jashari, Darwish, Muja, Namani, Manaj.

Llapi: Nava, Idrizi, Haliti, Prenci, Emini, Ymer, Arbnor Ramadani, Zhdrella, Selmani, Veliu, Januzi. /Telegrafi/