Trepça ‘89 dhe Ferizaj kanë ndarë pikët në kuadër të javës së shtatë në Superligë, duke barazuar me rezultat 1-1.
Pjesa e parë nuk solli gola edhe pse të dy skuadrat u munduan të shënonin.
Ferizaj kaloi e para në epërsi në minutën e 81-të, kur shënoi Drilon Sadiku pas asistimit të Ramush Ramadanit.
Kur pritej që Ferizaj të merrte tre pikë, në skenë doli Armend Gashin që shënoi për 1-1.
Kjo ishte ndeshja e katërt e Ferizajt pa humbje, duke marr një fitore dhe tre barazime dhe me shtatë pikë mban pozitën e shtatë.
Në anën tjetër Trepça ’89 ka gjashtë pikë dhe mban vendin e tetë. /Telegrafi/