Telegrafi

Trepça ’89 dhe Drita luajnë vetëm për fitore, formacionet zyrtare

Dritën e pret një udhëtim i vështirë në kuadër të xhiros së 29-të, teksa do të luaj në ‘Riza Lushta’ ndaj Trepçës ’89.

Kampioni në fuqi i Kosovës do të luaj në Mitrovicë, ku përballë do ta ketë skuadrën e papërshtatshme Trepçën ’89.

Të dyja skuadrat futën në këtë takim për fitore, pasi pikët janë mëse të nevojshme si për Dritën ashtu edhe për 89-shin.

Gjilanasit kanë dy fitore derisa një tjetër ka Trepça ’89 në tri përballjet e këtij edicioni dhe sot pritet të jetë një ndeshje shumë e zjarrtë.

Formacionet zyrtare:

Trepça ’89: Tofiloski, Pllana, Berisha, Mashau, Nimani, Ard.Muja, Darwish, ArbMuja, Jashari, Shala, Nene.

Drita: Maloku, Limani, Arago, Cuculi, Blakqori, Namani, Vucaj, Fazliu, Xh.Shabani, Alidema, Haxhimusa.

/Telegrafi/