Trepça ’89 dhe Ballkani përballen sot (e mërkure) për ndeshjen e mbetur nga xhiroja e tretë në Albi Mall Superliga.
Ndeshja që fillon në ora 13:00, do të luhet në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.
Skuadra mitrovicase është në vendin e nëntë me 18 pikë dhe një fitore do t’i largonte nga zona që shpien në Ligën e Parë.
Standings provided by Sofascore
Në anën tjetër, Ballkani tenton të ngushtojë diferencën me Dritën, pasi gjenden në vendin e dytë me 33 pikë, pesë më pak se skuadra gjilanase.
Aktualisht, skuadra nga Suhareka ka tri ndeshje më pak të zhvilluara në elitën e futbollit kosovar, për shkak të pjesëmarrjes së tyre në Ligën e Konferencës. /Telegrafi/