Site icon Telegrafi

Trepça ’89 dhe Ballkani për vazhdimësi të rezultateve pozitive, formacionet zyrtare

Lideri aktual i elitës së futbollit kosovar, Ballkani luan në udhëtim te Trepça ’89 në kuadër të javës së tetë në Superligë.

‘Xehetarët’ në këtë takim vijnë pas dy barazimeve radhazi dhe duan të vazhdojnë me rezultate pozitive.

Në anën tjetër Ballkani në shtatë ndeshje ka një barazim e gjashtë fitore, ku me plot meritë po qëndron në krye të tabelës.

Dy skuadrat luajnë një futboll atraktiv dhe ndeshja mes tyre pritet të jetë shumë interesante.

Tanimë dy trajnerët, Shpëtim Idrizi dhe Ismet Munishi kanë publikuar edhe formacionet zyrtare të kësaj sfide të rëndësishme.

Formacionet zyrtare:

Trepça ’89: Prince, Dedia, Mashau, Bersiah, Ard. Muja, Nebihu, Okonkwo, Jashari, Nimani, Avdyli, Bismark.

Ballkani: Haxhihamza, Jashanica, Sinani, Kapra, Thaqi, Kuç, Gashi, Korenica, Gripshi, Kransiqi, Daku.

/Telegrafi/

Exit mobile version