Telegrafi

Trepça ’89 dhe Ballkani ndahen në paqe

Trepça ’89 dhe Ballkani kanë barazuar pa gola 0-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të në Ipko Superligën e Kosovës.

Pjesa e parë e ndeshjes foli në të mirë të vendasve, të cilët patën iniciativën dhe rrezikuan më shumë.

Arb Manaj (10′, 22′) pati dy raste të mira, por gjuajtjet shkuan pranë portës, ndërsa Leart Emini (42′) gjithashtu rrezikoi.

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë, me mysafirët që ishin pak më të rrezikshëm.

Artur Magani (54′) dhe Egzon Sinani (62′) patën rastet më të mira, por pa pasur sukses të shënojnë dhe ndeshja përfundoi me barazim 0-0.

Pas këtij barazimi, Minatorët kanë 20 pikë në vendin e tetë, ndërsa Ballkani i dyti me 31 pikë, po aq sa Gjilani i pari.

Në ndeshjen e ardhshme, Ballkani e pret Gjilanin, ndërsa Trepça ’89 udhëton te Prishtina. /Telegrafi/