Ekipi mitrovicas, Trepça ’89 iu është bashkuar iniciativës për emërimin e Agim Ademit kryetar si kryetar të ri të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK-së).
Lidhja Rajonale e Futbollit të Prizrenit dhe Lidhja Rajonale e Futbollit të Gjilanit kanë ftuar nënkryetarin e FFK-së, Agim Ademin që të thërras kuvendin zgjedhor për të zgjedhur kryetarin e ri të Federatës së Futbollit të Kosovës.
Këto dy lidhje rajonale të futbollit e kanë propozuar pikërisht Ademin si zëvendësues të kryetarit tashmë të ndjerë, Fadil Vokrri.
Vendimin nga LRFP e kanë marrë përfaqësuesit e KF Opojës, KF Ballkanit dhe KF Lirisë.
Megjithatë, tani edhe skuadra e njohur mitrovicase, Trepça ’89 e ka përkrahur një ide të tillë duke e mbështetur Ademin për kryetar të ri të FFK-së.
Ky lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi për shtyp në faqen zyrtare të klubit në Facebook.
“Me anë të kësaj komunikate KF Trepça’89 FC përkrahë Iniciativën e Lidhjes Regjionale të Prizrenit dhe Gjilanit që në pozitën e Presidentit të FFK-së tashmë të ndjerë FADIL VOKRRIN, ta zëvendësoj Nënkryetari Aktual z. Agim Ademi”, shkruan në postimin e 89-shit. /Telegrafi/