Në stadiumin “Riza Lushta” ishin mbledhur rreth 1000 tifozë të Torcidës për ta mbështetur ekipin e tyre të zemrës në ndeshjen kundër Ferronikelit.
Pjesa e parë më shumë pati ndërprerje se sa lojë efektive dhe më pak raste shënimi. Trepça ’89 në këtë lojë pati shumë mungesa, pothuajse gjysma e ekipit shartues mungonte për shkak të lëndimeve, ndërsa ekipi i Ferronikelit nuk kishte mungesa dhe ishin përgatitur shumë mirë për këtë takim.
I vetmi rast i mirë në pjesën e parë erdhi në minutën e 22-të kur pas një harkimi në zonë, mbrojtësi Izmaku goditi me kokë por portieri Kolshi me shumë vështirësi arriti ta largonte nga porta.
Në pjesën e dytë, Trepça ’89, hyri më furishëm në lojë dhe filluan të sulmonin më shumë kundërshtarin, por nuk arritën as se si që të shënojnë. Vlen të përmenden disa goditje që i pati i riu Lorik Maxhuni, por që fati nuk deshi që ato të hynin në portë.
Kështu edhe përfundoi ky takim me rezultat përfundimtar 0-0. Kjo ishte një pike e artë për Ferronikelin, ndërsa Trepça lëshoi një rast të mirë për ti barazuar pikët me liderin e tabelës, Prishtinën, që ka 30 pikë.
Ndeshja tjetër që njëherit ishte edhe befasia e kësaj jave ishte humbja e ekipit të Dritës si vendase kundër skuadrës që ishte e fundit në tabelë, Llamkos Kosovës me rezultat 0-4.
Rezultatet e tjera:
Liria – Vëllaznimi 1-1
Besa – Hajvalia 1-0