Një burrë nga Kina është shtypur për vdekje, derisa po tentonte të kapërcente binarët e trenit të shpejtë.
Ky burrë ka mbetur i vdekur në vend, pasi nuk kishte arritur të ikë dhe të futet në hapësirën që ndan binarët e trenit, transmeton Telegrafi.
Autoritetet janë duke hetuar incidenti, dhe ende nuk janë deklaruar lidhur me atë nëse ky burrë kishte tentuar të kërcej në anën tjetër të binarëve.
Sidoqoftë, përdoruesit e medieve sociale, besojnë se ai ishte futur në binarët e gabueshëm dhe duke u ngutur që ta zë trenin e ka pësuar.
Identiteti i këtij burri nuk është bërë i ditur, por mediat lokale raportojnë se ai ishte rreth të 30-ve. /Telegrafi/