Një tren i shpejtë japonez la njërën nga dyert e tij të hapur ndërsa udhëtonte me 280 km/orë të mërkurën.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, asnjë nga 340 pasagjerët nuk u lëndua, dhe operatori i trenit bëri një ndalesë emergjente kur vuri re treguesin për derën e hapur.
Kështu pasagjerët në trenin Hayabusa numër 46 përfunduan të mbërthyer në një tunel për 15 minuta ndërsa u bënë kontrollet.
Kompania hekurudhore e Japonisë Lindore tha që një pastrues harroi të mbyllte pajisjen e cila hap dyert me dorë.
Ndërsa mediat japoneze thanë se treni udhëtoi për rreth 4 km me derën e hapur pasi ngadalësoi deri në ndalesë – por askush nuk ishte afër derës së hapur.
Treni mbërriti në Tokio rreth 19 minuta me vonesë, njoftoi Nikkei – duke krijuar një efekt që shkaktoi vonesa për rreth 3,000 pasagjerë të tjerë.
Trenat e tillë në Japoni, të njohur si shinkansen, janë sisteme hekurudhore me shpejtësi të lartë shumë më shpejt se trenat konvencionale.
Lloji i trenit i përfshirë në incidentin e së mërkurës ka një shpejtësi të lartë prej rreth 320 km/orë, duke e bërë atë një nga më të shpejtë në Tokë. /Telegrafi/