Telegrafi

Treni serb nis udhëtimin në drejtim të ri (Video)

Treni serb i cili ishte i destinuar për të qarkulluar në relacionin Beogradi – Mitrovicë, u transferua në qendrën hekurudhore të Kraljevës.

Që nga mëngjesi i sotëm ky tren i cili më 14 janar u kthye mbrapsht në Serbi nga autoritetet kosovare rregullisht do të transportojë pasagjerë në relacionin Kraljevë – Çaçak – Pozhegë – Uzhicë.

Radio Televizioni i Serbisë raporton se pasagjerët e para ishin kryesisht studentë dhe punëtorë që udhëtojnë çdo mëngjes në Çaçak.

Brenda trenit i cili të shtunën u nis për Kosovë dhe nuk u lejua nga autoritetet kosovare të hyjë në Kosovë janë të vizatuara freska të manastireve serbe, ndërsa jashtë tij vendosur mesazhe “Kosova është Serbi” në 21 gjuhë, transmeton Klan Kosova.