Treni që udhëtonte nga Shkupi në Manastir, dje ka goditur gurët që ishin vendosur në një pjesë të hekurudhës në mes të stacionit të trenit Prilep dhe stacionit të trenit në Manastir. Ashtu siç kumtoi Ministria e Brendshme, incidenti ka ndodhur në ora 09:36 menjëherë pas largimit të trenit nga stacioni hekurudhor në Prilep.
‘Pasagjerë të lënduar dhe nuk është shkaktuar ndonjë dëm material. Rreth orës 10 treni ka vazhduar të lëvizë në drejtim të stacionit të trenit në Manastir’, thonë nga Ministria e Brendshme. /Telegrafi/