Telegrafi

Treni përplaset me biçikletën elektrike në Holandë, gjejnë vdekjen katër fëmijë

Katër fëmijët e një qendre holandeze të kujdesit ditor kanë gjetur vdekjen në një përplasje që përfshiu një tren dhe një karrocë elektrike, të drejtuar nga një mbikëqyrës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, fëmijët po dërgoheshin në shkollat lokale me karrocë, kur aksidenti ndodhi në një vendkalim në qytetin jugor të Oss, në perëndim të Nijmegenit.

Një fëmijë i pestë dhe një grua u lënduan rëndë në aksident.

Fëmijët që vdiqën afër stacionit OSS-West ishin të moshës fillore, e cila në Holandë mund të fillojë në moshën katërvjeçare. /Telegrafi/