Telegrafi

Treni mbylli platformën e hapur, shkaku udhëtarëve që dilnin përjashta për të bërë selfie (Foto)

Udhëtarët e një treni që lëvizë nëpër një zonë shumë piktoreske të Zelandës së Re, më nuk mund të udhëtojnë nëpër platforma të hapura.

Shkaku i disa rasteve, kur udhëtarët dilnin përjashta që të bënin selfie, është vendosur të mbyllen këto hapësira, që të shmanget ndonjë aksident, transmeton Telegrafi.

“Mund të jenë fotografi shumë të bukura, por rreziku prej tyre është i madh. Ata nuk e dinë kur afrohet treni te tuneli dhe mund të përplasen keq” thuhet në vendimin e hekurudhës.

Selfie përjashta trenit

Në anën tjetër, fotografime në këto pozita, janë kritikuar prej ndjekësve të atyre që i postonin pasi përbëjnë rrezik dhe nuk janë këndshme për t’i shikuar. /Telegrafi/