Një tren mallrash u përplas me një automjet ushtarak në Goose Creek, Karolina e Jugut, duke shkaktuar dëme të mëdha në mjetin e artilerisë.
Përplasja ndodhi kur një rimorkio e vogël që bartte një mjet ushtarak i ushtrisë amerikane ka ngecur në shinat e trenit.
Departamenti i Policisë së Goose Creek konfirmoi se automjeti ushtarak në rimorkio ishte një ‘M109 Paladin Howitzer’ dhe jo një tank, shkruan foxnews.
Pamjet e incidentit të publikuara në rrjetet sociale zbuluan se kamioni me 18 rrota ka ngecur në vendkalimin hekurudhor.
“Shoferi i rimorkios ka tentuar disa herë ta mbajë veturën në lëvizje, por ka ngecur në binar…Ishte një pamje shkatërruese për mua dhe djalin tim, por jemi mirë”, tha një dëshmitar.
“Autoriteteve iu deshën disa orë për të hequr automjetin. Trafiku u ndal. Për shkak të aksidentit kemi ngecur mbi tre orë”, tha një tjetër dëshmitar.
Nuk raportohet për të lënduar ndërsa autoritetet lokale dhe CSX kanë nisur hetimet rreth incidentit. /Telegrafi/
🚨A CSX freight train collided with a semi-truck carrying a military tank in Goose Creek, South Carolina. Video captured the moment when the 18-wheeler, transporting an M109 Paladin Howitzer tank, got stuck on the tracks. The oncoming train crashed into the truck. pic.twitter.com/d3pcywm6Vl
— US-Crimes (@OfficialUScrime) September 13, 2024