Një tren mallrash dhe 25 vetura doli nga shinat vetëm disa kilometra në lindje të kodrës Pork Chop pranë Havre, Montana.
Një nga veturat përmbante hollues të ngjyrës, por mbeti i mbyllur dhe aktualisht nuk ka shkaktuar ndonjë arsye për shqetësim.
Autoritetet amerikane të hekurudhave “BNSF Railway” kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet.
Nga daljet nga shinat nuk ka pasur të lënduar dhe as inxhinieri nuk është lënduar, raportojnë mediat amerikan.
Ka filluar tashmë procesi i largimit të mbeturinave për ri-funksionalizimin e hekurudhës.
Ndryshe, javë më parë është shembur një urë ku kalonte treni përgjatë lumit Yellowstone. /Telegrafi/
#Breaking: A freight train derails in east of Havre, Montana.#Havre #Montana #trainaccident pic.twitter.com/VuXKc4QRcY
— Insider Times (@Insider_Times) July 22, 2023