Site icon Telegrafi

Treni lëvizi prapa për më shumë se 25 kilometra në Indi, gjithçka ndodhi kur në hekurudhë u shfaq një lopë

Një tren në Indi është prishur për shkak të frenimit të “fortë”, për të shmangur përplasjen e një lope – që në këtë vend konsiderohet si një kafshë e shenjtë.

Kështu shoferi në mënyrë të pakontrolluar filloi të lëviz prapa, duke udhëtuar mbi 25 kilometra, transmeton Telegrafi.

Megjithatë treni u ndal në afërsi të një stacioni, pasagjerët raportohet se nuk kanë pësuar ndonjë lëndim nga frenimi i “fortë”.

E shoferi dhe rojtari i hekurudhave janë suspenduar, kanë bërë të ditur nga kompania e hekurudhave indiane “North Eastern Railway”.

Prishja e trenit ka ndodhur në veri të Indisë, në hekurudhën New Delhi-Tanakpur. /Telegrafi/

 

Exit mobile version