Gjatë 10 ditëve të para të muajit shkurt, nga Nish – Merdarë – Prokuplje – Merdare – Nish do të jetë në qarkullim treni i shumëpërfolur serb, shkruajnë mediat serbe.
Po sipas medieve serbe, përcjell Telegrafi, treni, nga Nishi në Merdare do të niset në ora 03:55, nga Merdare në Prokuplje në ora 8:05, dhe nga Prokuplje në Merdare në ora 10:45, ndërsa nga Merdare për në Nish do të niset në ora 13:20.
Treni, prodhim rus, që mbante mbishkrimin “Kosova është Serbi” ishte planifikuar të kishte një linjë të rregullt nga Beogradi në Mitrovicën e Veriut.
Megjithatë, një gjë e tillë nuk u arrit, gjegjësisht treni nuk arriti destinacionin e tij, pasi ai u ndalua më 14 janar në Rashkë. /Telegrafi/