Telegrafi

Treni goditet me gurë në Klinavc të Klinës

Policia raporton se drejtuesi i trenit i linjës Prishtinë-Pejë ka raportuar se në fshatin Klinavc të Klinës të dyshuar të panjohur kanë hedhur gurë në drejtim të trenit, me ç’rast e kanë thyer xhamin e vagonit të parë.

Nuk raportohet për të lënduar.

Foto: Ilustrim