Telegrafi

Treni godet veturën, një i vdekur e dy të lënduar

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 18:00, ndërsa ka humbur jetën Altin Kovaçi, kurse janë lënduar shtetasit Arnest dhe Vitore Kovaçi, transmeton BW.

Me plagë të rënda ishte shtruar në spitalin e Shkodrës edhe Altin Kovaçi, i cili nuk ka mundur t’i rezistojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë 20 minuta pas ngjarjes, ndërsa dy bashkëfamiljarët e tij ndodhen në gjendje të rëndë.

Mësohet se mjeti është përplasur nga treni, teksa tentonte të kalonte në shinat e trenit. /Telegrafi/