Një veturë është goditur nga një tren në lëvizje sot rreth orës 14:30 në fshatin Nikodin të Ferizajt, ku përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.
Lajmin e bëri të ditur për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Basri Shabani.
Sipas tij, treni po lëvizte nga Ferizaj në drejtim të Hanit të Elezit, në momentin kur e ka goditur veturën, e cila po kalonte mbi binarë.
Ai tha se tek vendi i aksidentit nuk ka pasur laurë të vendosur mbi binarët e trenit, ndërsa vozitësi dhe pasagjerët tjerë kanë arritur të dalin nga vetura.
Shabani ka potencuar se njësitë relevante të policisë kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë duke punuar në zbardhjen e plotë të këtij incidenti. /Telegrafi/