Treni ka goditur një veturë, në vendkalimin përballë Stacionit të Policisë në Ferizaj.
Dëshmitarët kanë bërë të ditur se nuk ka të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme, shkruan ferizajpress.com
Ka ditë që në dy vendkalimet e hekurudhës në Ferizaj janë thyer barrierat dhe askush nuk ka marrë masa për rregullimin e tyre.